25 Janar 2017 - 23:56
“Nëse është arrit mbrëmë në Bruksel që të ulet tensioni atëherë duhet të jemi sy çelë dhe t’i themi gjërat ashtu siç jemi marrë vesh. Mendoj se një grup i unitetit në Bruksel do të ishte shumë e rëndësishme për të arritur marrëveshjet e fundit me Serbinë”, ka thënë ai.
Ai më tutje ka thënë se hyrjet ilegale në Kosovë mund të frymëzojnë serbët në Kosovë.
“Kur t’i japësh mundësi të paftuarit me të ardhur në oborr me siguri se do të veprojë. Hyrjet pa leje në Kosovë e frymëzojnë dikë, sepse kjo tregon se dikush paska mundësi të hyjë në Kosovë pa leje”, ka thënë Sheholli.
Sheholli më tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka program të veçantë për serbët, për të cilin thotë se është shumë i rëndësishëm.
“Ne duhet të kemi një program të veçantë për serbët e Kosovës, të cilin besoj se Qeveria nuk e ka. Kryetarët e komunave punojnë me ligje të Republikë së Kosovës. Ata nuk kanë komunikim të mjaftueshëm me kryeministrin e kabinetin e tij, ndërsa mungesë komunikimi ka edhe ndërmjet serbëve të Kosovës dhe Qeverisë”, ka thënë Sheholli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...