25 Janar 2017 - 23:54
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se gjithçka që ndodhi me trenin serb në veri të Kosovës ishte show medial që i solli fitime Thaçit.
“Edhe treni, edhe dërgimi i njësisë speciale ROSU, të paktën për mua kanë qenë një show medial nga të cilat më së shumti ka përfituar presidenti Hashim Thaçi. Ai me këto dy veprime, njëra në Serbi e tjetra në veri të vendit e arriti atë që deshi, ta ketë primatin në dialogun Kosovë – Serbi, të cilën e nisi dhe po dëshiron ta mbyllë”, ka thënë Sheholli në Interaktiv.
Sheholli ka deklaruar po ashtu se nga vizitat e tij te serbët në të gjitha vendet ka parë se edhe “ata janë lodhur nga këto veprime dhe se po duan vetëm qetësi e rehati, duan të bëjnë jetën e tyre”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...