25 Janar 2017 - 23:48
Kështu vlerëson Fatmir Sheholli, shefi i kabinetit të kryetarit të Graçanicës.
Ai në Interaktiv të KTV-së tregoi për marrëdhëniet e partive politike serbe në Kosovë dhe lidhjet e tyre me partinë e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq.
Duke shtuar se të gjithë serbët në Kosovë janë kthyer në shërbim të kreut të qeverisë serbe, Sheholli ka thënë se ish-ministri Jabllanoviq ka mbetur tërësisht i vetëm.
“Jabllanoviq ka mbetu si knus, krejtësith i vetëm”, ka thënë ai në Interaktiv.
Jabllanoviq ishte shkarkuar pas protestave të fuqishme të qytetarëve në janarin e vitit 2015 pas deklaratës së tij ofenduese për nënat gjakovare. Ai këto ditë u mor me politikën në Kosovë duke përmendur shkarkimin e ministrit Mariq për të cilin tha se është i vonshëm duke e përmendur trenin të cilin e quajti naivitet të Marko Gjuriqit dhe duke e lavdëruar ministren Mirjana Jevtiq, të cilën Lista Serbe e shkarkoi pa e përfillur vendimin për emërim nga kryeministri Mustafa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...