Sheholli: Në veri nuk vjen era Republikë e Kosovës

25 Janar 2017 - 23:34      

Shefi i kabinetit të kryetarit të Graçanicës, Fatmir Sheholli, thotë se qytetarët serbë në veri të Kosovës e kanë marrë më me optimizëm dialogun Kosovë – Serbi, në krahasim me serbët që jetojnë në jug të vendit.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se ka pasur bisedime me liderët e serbëve në veri dhe ka parë te ta optimizëm që dialogu të vazhdojë dhe të ulen tensionet e krijuara së fundmi.

Duke krahasuar serbët në veri dhe në jug, Sheholli ka thënë se në “Veri nuk vjen era Republikë e Kosovës”.

“Serbët e shohin si pozitiv takimin. Do të ketë ulje të tensioneve edhe pse kemi pas deklarata nga institucionet tona dhe atje në Beograd dhe pamë kundërshtimin e Mogherinit për t’iu përmbajtur marrëveshjes që kanë pasur. Kam qenë edhe në veri dhe kam pasur biseda me disa prej krerëve të komunave atje, dhe pash se ekziston optimizëm që të rregullohet sa më shpejt kjo çështje dhe të vazhdojë dialogu. Në jug ka frikë se po përmenden shumë luftëra dhe gjëra që nuk janë të nevojshme, ndërsa në veri kanë qëndrim më ndryshe. Kjo sepse janë në kufi me Serbi dhe janë shumë ma homogjenë sepse 95 për qind janë serbë”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...