25 Janar 2017 - 22:51
Duke komentuar fjalët e president Thaçi për mundësinë e aneksimit ë veriut nga Serbia, Nikoliq, sipas gazetës “veçernje novosti, ka thënë:
"Absolutisht është absurde të pohohet se Serbia do t aneksojë veriun Kosovës. Në thelb kjo është e pamundur pasi Kosova gjendet në Serbi”.
Në një intervistë për gazetën portugeze "Diario de notisias" ai e ka akuzuar Kosovën “të ketë dërguar njësi të ROSU -s në veri ku ka ekskluzivisht vetëm serbë dhe kështu, sipas ti, është shkelur marrëveshja e Brukselit, ndërsa ka shtuar se “BE duhet të brengoset për deklaratat ndezëse të Hashim Thaçit e të zyrtarëve të tjerë në Prishtinë”.
Sipas tij, Serbia nga viti 2012 po zhvillon bisedime të sinqerta me shqiptarët dhe se të gjitha ingerencat me marrëveshje të Brukselit janë transferuar “tek organet e përkohshme të Prishtinës si kompetenca burimore.”
“Mendoj se këtu kemi arritur te fundi dhe se Kosova, pos pavarësisë të cilën nga Serbia nuk do ta fitojë kurrë, nuk ka çfarë të kërkojë më”, ka thënë kryetari serb.
Nikoliq ka folur edhe për takimin e djeshëm në Bruksel.
“Qëndrimet janë të papajtueshme, shqiptarët nuk do të heqin dorë nga pavarësia, Serbia atë pavarësi nuk do ta njohë kurrë”, ka thënë Nikoliq duke shtuar se është keq kur nuk ka më se çfarë të bisedohet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...