Vendimi i ish-ministrit Rashiq, pengesë për dëmshpërblimet e familjeve të viktimave të luftës

26 Janar 2017 - 06:30      

Vendimi i vitit 2011 i ish-ministrit Nenad Rashiq, për mospranim të aplikacioneve për reparacion pas 1 majit të po këtij viti, është pengesa kryesore për dëmshpërblim të familjeve të viktimave civile, thuhet në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH), të publikuar të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti ka trajtuar problemet e familjeve të viktimave civile për qasje në reparacion, me theks të veçantë te komunitetet pakicë dhe është prezantuar në një tryezë ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të institucioneve.

Për këtë raport janë intervistuar 150 familje të viktimave të luftës, shumë prej të cilave janë ballafaquar me këtë ndalesë administrative. Ata kanë treguar se kanë shkuar në zyrat komunale dhe në Departamentin e Familjeve dhe Invalidëve të Luftës në MMPS, por janë kthyer duarthatë ngaqë vendimi i 2011-s ua ka pamundësuar aplikimin. Vendimi në fjalë është shfuqizuar për dy kategori, atë të personave të zhdukur dhe kategoritë e veteranëve të UÇK-së dhe invalidëve të luftës.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...