A humb Kosova në rast të ndërprerjes së dialogut?

25 Janar 2017 - 21:04      

Gjendja e Kosovës nuk është e mirë. Këtë e pasqyrojnë edhe mungesa e vizitave të ministrave të jashtëm të vende anëtare të BE-së.

Kështu u shpreh opnionisti Arben Ahmeti në Rubikon të KTV-së ku u debatua mbi vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi, nëse duhet të vazhdoj apo si i tillë të ndërpritet.

“Kosova asnjëherë nuk ka qenë më keq prej 2008-s më Bashkimin Evropian se tash. Më thoni se kur është vizita e fundit e ndonjë ministri të jashtëm të Italisë apo ndonjërit prej vendeve themelues të BE-së”, ka thënë Ahmeti.

“Me ndal dialogun nuk humbim kurgjë”, shtoi tutje ai.
Ahmeti theksoi se dialogu nuk ka arritur që të integrojë serbët e Kosovës.
Ai propozoi se dialogu duhet të ndalet dhe si i tillë duhet të riformatohet thelbësisht.

“Gjashtë vite ne nuk i kemi integruar serbët. Duhet të ndalet ky dialog dhe të riformatohet”, ka thënë ai.
Dialogu nuk duhet të ndërpritet. Në të kundërtën Kosova rrezikon të humb partneritetin prej vendeve anëtare të Unionit Evropian.
Kështu u shpreh gazetari e opinionisti, Bajrush Morina në Rubikon të KTV-së.

E përball tij, gazetari Arben Ahmeti i tha se nuk ka se cfarë të humb.
Ai i përmendi çështjen e vizave si një premtim të dhënë dhe të parealizuar.
“Çka kanë me na bërë, kanë me na kthyer vizat e, nuk na kanë heq, ti ke shkuar në një proces ku të kanë premtuar se do t'i heqin vizat, nuk na kanë heq, i kemi vizat, nuk mund të na bëjnë asgjë", ka thënë Ahmeti.

Morina i kundërpërgjigjet duke i theksuar se Kosova nuk duhet të lejoj që mbi këtë ide të krijoj armiqësi të mëtutjeshme me vendet nga të cilat sic thotë ai, Kosova në njëfarë mënyrë varet prej tyre.
"Kjo ideja jote humoristike se nuk kemi viza dhe do të shkojmë më keq. Nuk ka ku me shku më keq por nuk do të thotë se duhet të krijojmë hala armiqësi me këto vende prej të cilave jemi në njëfarë mënyre të varur", ka thënë Morina.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...