Foto: Ilustrime

Sqarimet e Policisë për të shtënat në Velani

25 Janar 2017 - 20:55      

Policia e Kosovës (PK), ka përgënjeshtruar lajmet në disa portale serbe sipas të cilave sonte gjoja ka pasur një sulm me armë ndaj Ambasadës holandeze në Prishtinë.

Në këtë reagim Polica ka thënë:

Policia e Kosovës bën me dije dhe sqaron se lajmi i publikuar është një dezinformacion, nuk paraqet informacionin real dhe se nuk ka pasur asnjë gjuajtje apo të shtënë me armë zjarri në ambasadën e Holandës në Prishtinë.

Sot rreth orës 17:50 është raportuar për një gjuajtje me armë e cila dyshohej të ketë ndodhur në një shtëpi private në Velani të Prishtinës.

Policia e Kosovës me të gjitha njësitet relevante policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion, dhe nga verifikimet e para dyshohet se nga ballkoni i një shtëpie një person ka gjuajtur me armë në ajër, në drejtim të panjohur, por që fare nuk ka të bëjë me ambasadën në fjalë.

Vlen të potencohet se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

PK ka kryer bastisje në shtëpinë e dyshuar dhe në vendngjarje ka gjetur dy gëzhoja, përderisa është në kërkim të personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...