“Thaçi me dialog po do të jetë në skenë”

25 Janar 2017 - 20:33      

Takimi dialogues mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësim të BE-së në Bruksel me gjithsej pesë pjesëtarë, katër prej tyre ishin të panevojshëm.

Opinionisti Arben Ahmeti e gjen krejtësisht të panevojshëm prezencën e presidentit Thaçi në takimin e mbrëmshëm në Bruksel.

“Presidenti Thaçi i cili e ka shumë të nevojshëm këtë takim sepse po i duket që është jashtë skenës. Edhe në dialogun e parë,m të dytin dhe të tretin i ka përdorur për të thyer izolimin ndërkombëtar”, ka thënë ai për Rubkon të KTV-së ,.
Ahmeti shtoi tutje se Thaçi si president nuk po arrin as të ketë raporte dhe vizita në shtete tjera si pasojë e raportit të Dick Marty-t.

“I vetmi politikan, “njeriu i dramave”, Vuçic i cili është me fuqi të plotë si kryeministër dhe që ndoshta ta shqyrtoj mundësinë që në mungesë të një kandidati tjetër të shkoj si president dhe pastaj bashkë me Thaçin ta udhëheqin dialogun e pajtimit”
Ahmeti foli edhe për një sondazh të qytetarëve, ku dëshira e tyre ishte që dialogu me Serbinë të udhëhiqej nga një përbërje prej të gjitha partive dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Pa asnjë problem dhe pa asnjë pasojë edhe Thaçi, edhe Mustafa mund t’i thoshin jo takimit me Serbinë në kuadër të zhvillimit të dialogut.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...