Gjysmëvjetori i dytë me vetëm një ditë mësimi në Lajthishtë të Obiliqit [video]

25 Janar 2017 - 22:25      

Nxënësit e shkollës fillore “Fazli Grajqevci” në fshatin Lajthishtë të komunës së Obiliqit, vetëm një ditë e kanë mbajtur mësimin, prej kur ka nisur gjysmëvjetori i dytë, shkaku i prishjes së kaldajës në sistemin e ngrohjes.

Ndonëse ky problem është i vjetër, 113 nxënësve e këtij fshati nga kjo e mërkure ua ka siguruar transportin për t’i vijuar mësimet në dy fshatra të tjera.

Drejtoresha e kësaj shkolle nuk ka dashur të flasë para kamerës, pasi thotë se për këtë i ka kompetencat komuna e Obiliqit.
Ajo ka bërë të ditur se për bartjen e nxënësve në shkolla tjera, janë ankuar disa prindër.

E, drejtori i Arsimit i kësaj komune, Agim Spahiu, ka thënë se tri herë radhazi është riparuar kaldaja, por aktualisht për shkak të financave nuk mund të blejnë një të re, dhe zgjidhja e vetme aktuale është bartja e nxënësve në shkolla të tjera.
Ai thotë se meqë objekti i shkollës është i vjetër, komuna ka në plan ndërtimin e një objekti të ri.


Gjysmëvjetori i dytë me vetëm një ditë mësimi... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...