Për dhe kundër rrënimit të ish – Shtëpisë së Armatës në Mitrovicë [video]

25 Janar 2017 - 21:23      

Për vite me radhë shumë objekte të vjetra janë rrënuar në Kosovë, pavarësisht se ato bartnin më vete histori të ndryshme, si për nga funksioni që kishin, ashtu edhe për arkitekturën e ndërtimit, raporton KTV.

Një fat të tillë pritet ta ketë edhe ish-Shtëpia e Armatës në Mitrovicë.

Kryetari Agim Bahtiri kishte iniciuar rrënimin e ish-Shtëpisë së Armatës dhe në vend të saj të ndërtojnë parking për automjete.
Por, shoqëria civile në këtë qytet e kundërshton këtë iniciativë duke thirrur një debat publik për të diskutuar rreth destinimit të kësaj prone, ku është edhe objekti. Edhe qytetarët shprehen kundër kësaj iniciative.

Në komunë thonë se për këtë objekt do të vendoset në debatin publik, i cili do të mbahet më së largu në shkurt të këtij viti.
Por, sipas tyre, ish-Shtëpia e Armatës nuk i plotëson kushtet infrastrukturore.

Në këtë objekt, i cili është ndërtim i vitit 1959, funksionojnë edhe pesë institucione të tjera, ndër to është edhe Muzeu i këtij qyteti dhe Shkolla e muzikës “Tefta Tashko”.


Për dhe kundër rrënimit të ish – Shtëpisë së... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...