Veteranë e bashkëluftëtarë, protesta në Prekaz për Haradinajn [video]

25 Janar 2017 - 19:15      

Qindra veteranë të luftës dhe bashkë ish-luftëtarë të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, janë bërë bashkë në kompleksin memorial në Prekaz, nga ku kanë bërë thirrje për lirimin e tij, raporton KTV.

Veteranët e luftës i ka falënderuar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se pret që shumë shpejt vëllai i tij të lirohet. Veteranë të luftës kanë thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe nuk mund ta njollosin procese politike.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Francë, pasi gjykata në Colmar i ka dhënë vendimin që ai duhet të paraqitet tek autoritetet franceze dy herë në javë. Ai ishte ndaluar nga policia franceze më 4 janar të këtij viti në aeroportin e Bazelit, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia.


Veteranë e bashkëluftëtarë, protesta në Prekaz... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...