Raport i KTV- së për procesin ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes [video]

25 Janar 2017 - 19:09      

Të veshur me bluza me mbishkrimin “Drejtësi për Astritin”, 4 aktivistët e Vetëvendosjes kanë dalë për herë të parë para trupit Gjykues. Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha akuzohen për kryerjen e veprës penale të terrorizmit, që lidhet me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës vitin e kaluar, raporton KTV.

Mbrojtja e të akuzuarve nuk i ka dhënë hapësirë as të lexojë aktakuzën prokurorit Abdurrahim Islami, sepse ka kërkuar përjashtimin e tij dhe krejt Prokurorisë Speciale nga rasti.
Kërkesa është bërë me arsyetimin se kjo është ndjekje politike, fjalor i cili është kritikuar nga kryetari i turpit gjykues.

Se prokurori nuk ka ngritur një aktakuzë politike e ka arsyetuar me faktin se nuk ka përmendur askund fjalën Vetëvendosje.

Reagime edhe më të ashpra ka pasur kur prokurori Islami ka thënë se i akuzuari Atdhe Arifi e ka vërtetuar një pjesë të aktakuzës.
Megjithëkëtë, gjyqtari e ka mbyllur seancën deri në një vendim për përjashtimin ose jo të prokurorit të rastit.


Raport i KTV- së për procesin ndaj aktivistëve... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...