“Kosova edhe me tutje në zonën e errët të korrupsionit”

25 Janar 2017 - 18:53      

Kryetari Pal Lekaj ka reaguar pas publikimit të “Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2016”.

Lidhur me këtë ai ka shkruar në facebook:
“Sondazhi i fundit i Transparency International, Kosovën e nxjerrë edhe me tutje në zonën e errët të korrupsionit.

Ky indeks tregon se Kosova edhe me tutje mbetet e fundit dhe me e korruptuara në rajon. Nga zero (0) si me e korruptuara në 100, si vendi me i pastër e pa korrupsion, Kosova ka vetëm 30 pikë pra është edhe më keq se disa vende të "botës së tretë".

Ky është lajm i keq dhe do të duhej të ishte shqetësim për të gjithë e sidomos për institucionet shtetërore të cilat e lejojnë të ndodhë e edhe e ndihmojnë të zhvillohet, krejt kjo si pasojë e mos zbatueshmërisë se ligjeve dhe institucioneve të kapura nga pushteti.

Të gjitha premtimet për një Kosovë ndryshe duke nënkuptuar një Kosovë pa korrupsion e më shtet të së drejtës janë veçse prioritete deklarative e premtime të pa mbajtura nga qeveria Mustafa e cila është "sulur" vetëm në dialogun me Serbinë, duke e harruar totalisht Kosovën”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...