“Serbia tani duhet ta njohë Kosovën”

25 Janar 2017 - 18:05      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në një intervistë për të përditshmen austriake Tiroler Tageszeitung, pas provokimeve të fundit, i ka cilësuar si të tensionuara marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

Hoxha ka thënë se treni serb, i mbuluar me mbishkrime nacionaliste, i cili kishte për synim hyrjen në Veri të Mitrovicës është ndalur, ndërsa ka pohuar se një veprim i tillë nga Serbia nuk çon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Ajo i ka deklaruar gazetës se duhen vendosur marrëdhëniet ndër-fqinjësore dhe dialogu i Brukselit i ndërmjetësuar nga BE, duhet të vazhdojë.
"Aktualisht, ky dialog është minuar nga veprimet e Serbisë. Republika e Kosovës është e përcaktuar për lirinë e lëvizjes. Serbia tani duhet ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë ajo për Tiroler Tageszeitung.
Hoxha, në vazhdim ka rikujtuar rrugën evropiane, duket thënë se Kosova ka për qëllim që ta marrë statusin e vendit kandidat të BE-së. Për këtë, ajo është shprehur e sigurt.
“Ne po përpiqemi që t’i përmbushim të gjitha detyrat për arritjen e standardeve. Dimë për pengesat dhe po punojmë për heqjen e tyre”, ka thënë ajo.

Ministrja e Drejtësisë, po ashtu ka folur edhe për Gjykatën Speciale, krijimin e së cilës e ka quajtur të padrejtë. Megjithatë, ka rikujtuar se Gjykata është miratuar në Kuvendin e Kosovës, ndonëse me kundërshtimin e Opozitës dhe ka shprehur bindjen se do të tregohet pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...