Thaçi: Dialogu nuk ka alternativë, në fund duam pajtim të dy shteteve

25 Janar 2017 - 16:42      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për media pas takimit në Bruksel me palën serbe dhe ndërmjetësim të BE-së.

Pas kthimit në Kosovë, Thaçi ka thënë se situatat e krijuara në vend pas veprimeve të fundit nga Serbia ishin tema kryesore e diskutimeve me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë.

“Jam i kënaqur që qëllimi kryesor i takimit për uljen e tensioneve është arritur. Por na mbetet shumë të punojmë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore. Është e rëndësishme që të kërkojmë ndalimin e veprimeve nga Serbia që qëllim kishin destabilizimin e situatës në Kosovë. Këtu përfshihen të gjitha veprimet e ndodhur në periudhën e fundit. Të dy palët jemi dakorduar se dialogu nuk ka alternativë”, ka thënë ai, raporton Koha.net.

Thaçi ka deklaruar po ashtu se shpreson që në fazën e fundit të këtij dialogu të arrihet marrëveshje për pajtim të plotë mes shteteve.

“Në këtë fazë përfundimtare të dialogut shpresoj se me ndihmën e ndërmjetësueses në fund të negociojmë marrëveshjen politike përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve të plota dhe pajtim të plotë të Kosovës dhe Serbisë dhe popujve tanë. Vetëm një marrëveshje e tillë është paqe për rajonin. Kjo është garancë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka shtuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...