25 Janar 2017 - 16:25
Në rezymenë e tij për zhvillimet e fundit në Kosovë, Veseli ka theksuar edhe një herë orientimin euro-atlantik të Kosovës, duke e konsideruar atë jo vetëm prioritet politik, por identitet të vetë shoqërisë dhe shtetit.
“Ne do ta vazhdojmë rrugën e integrimeve euro-atlantike në mënyrë të palëkundur, duke përmbushur çdo standard dhe kriter i cili Kosovës i kërkohet në këtë rrugëtim. Për ne, partneriteti me vendet e BE-së është i një rëndësie të veçantë. Ky është zotimi ynë dhe kjo është përgjegjësia jonë”, ka deklaruar Veseli.
Ai ka konfirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për vazhdimin e reformave të fuqishme në funksion të përmirësimit të ambientit investues, në mënyrë që Kosova të transformohet në një fuqi të zhvillimit ekonomik.
Veseli ka thënë se do të vazhdojë kursi i komunikimit të brendshëm pozitë-opozitë, i integrimit të të gjitha komuniteteve dhe promovimit të të drejtave të tyre, duke u bërë kështu shembull i stabilitetit dhe bashkëjetesës multietnike.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, vlerësoi ftesën e Kryetarit Veseli bërë përfaqësuesve të familjes evropiane.
"Ne patëm rastin të diskutojmë prioritetet e Kuvendit për vitin 2017 për sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe Agjendës Evropiane të Reformave, si dhe akteve legjislative të rëndësishme për reformat në Kosovë", tha Apostolova.
Apostolova e përgëzoi Kryetarin për njoftimin se raporti financiar i PDK-së do të publikohet së shpejti, dhe për zotimin se emërimi i Ministrit për Integrime Evropiane do të bëhet brenda një jave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...