25 Janar 2017 - 15:09
Nënshkrimi i licencave krahas ministrit dhe kryetarit të bordit për licencim të profesionistëve shëndetësor edhe nga kryetari i Odës së Farmacistëve tregon se MSh-së është e përkushtuar për implementimin e Ligjit për Odat e profesionistëve Shëndetësor dhe bartjen graduale të përgjegjësive të tjera te odat, krahas përgjegjësive për çështje etike dhe Edukim të Vazhduar Mjekësor.
Bartja e kompetencave nga MSh te Odat ka filluar me vendim të Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani, nga 1 korriku i vitit 2016 dhe deri tash, në kompetenca të odave kanë kaluar çështjet etike, edukimi i vazhduar profesional, derisa licencimi dhe ri-licencimi do të vazhdojë të kryhen së bashku deri në momentin që odat do të mund ta ushtrojnë sit ë pavarura këtë përgjegjësi.
Së shpejti ndërkaq, pritet të fillojë edhe ri-licencimi i infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...