Memorandum mirëkuptimi në mes OEIK dhe ARBK

25 Janar 2017 - 14:49      

Oda Ekonomike Italiane për Kosovë ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi me Agjencionin pёr regjistrimin e bizneseve tё Kosovёs.

Ky Memorandum shërben si bazë për bashkëpunim afatgjatë në shkëmbimin e informatave që mund të ndihmojnë krijimin e lehtësirave procedurale për rritjen e investimeve të huaja në Kosovë dhe rritjen e bashkëpunimit të kompanive kosovare dhe atyre italiane.

“Duke qenë se Oda Ekonomike Italiane për Kosovën është pikëtakim për investitorët potencial[ dhe afaristët që operojnë në Kosovë dhe Itali, ajo ka për mision stimulimin e bashkëpunimit të bizneseve midis dy vendeve. OEIK promovon dhe inkurajon shkëmbimet dhe iniciativat e biznesit, si dhe bashkëpunimin teknik, ekonomik dhe tregtinë ndërmjet Italisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të OEIK-së.

Oda Ekonomike Italiane për Kosovën përfaqëson ekonominë italiane në Kosovë dhe interesat e saj në çështjet ekonomike, për të promovuar dhe forcuar raportet ekonomike ndërmjet Italisë dhe Kosovës, dhe bashkëpunon me te gjitha institucionet e Kosovës ne krijimin e lehtësirave të bërjes biznes. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...