25 Janar 2017 - 14:31
Gjatë takimit është diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen ndërtuesit, me theks të veçantë në procedurat e tejzgjatura për sigurimin e lejes së ndërtimit, si dhe zvarritjen e procesit të legalizimit të ndërtimeve të reja nga ana e komunave.
Zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi rëndësinë që ka ky sektor për ekonominë e vendit, meqenëse është njëri prej sektorëve që punëson shumë njerëz. “Andaj”, sipas tij, “ndërtuesit duhet të jenë pjesë e planifikimeve dhe planeve urbanistike që bëhen nga komunat e Kosovës”.
Gjithashtu, zëvendëskryeministri Kelmendi kërkoi nga ndërtuesit që të zbatohen standardet evropiane lidhur me sigurinë në ndërtim, dhe potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të Qeverisë me këtë sektor, sidomos në luftimin e informalitetit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...