SPRTK reagon ndaj “kushteve të rënda higjienike” në ambientet e punës në RTK [foto]

25 Janar 2017 - 13:05      

Sindikata e Pavarur e RTK -së reagon ndaj kushteve të rënda higjienike, të cilat i konsideron jashtë çdo standardi në ambientet e punës në RTK.

Sipas SPRTK-së, papastërtia për shkak të mosfunksionimit të njësisë së higjienës ka përfshirë çdo hapësirë të punës në RTK, me përjashtim të atyre që shfrytëzohen nga menaxhmenti, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e të punësuarve.

“Ka një kohë të gjatë që menaxhmenti i RTK-së nuk kujdeset fare për kushtet higjienike-sanitare dhe kushtet e punës në përgjithësi. Për pasojë, pluhuri, grumbullimi i mbeturinave dhe gjendja në tualetet si pasojë e papastërtisë ka arritur në shkallë alarmante. Për shkak të papërgjegjshmërise së menaxhmentit po rrezikohet përhapja e ndonjë epidemie me pasoja serioze për shëndetin e të punësuarve”, thuhet në këtë reagim të SPRTK-së.

SPRTK thotë se në vazhdimësi ka alarmuar për këtë çështje dhe ka kërkuar zvogëlimin e shpenzimeve të pakontrolluara të cilat po rrezikojnë funksionimin e Transmetuesit Publik.

Sindikata, përmes këtij reagimi, kërkon që urgjentisht të funksionalizohet njësia e pastrimit dhe të mundësohet krijimi i një mjedisi të pastër në ambientet e punës.

“Në të kundërtën, Sindikata do të jetë e detyruar t’i ftoj punëtorët për protestë madje edhe për bojkot të punës, deri në ofrimin e kushteve për punë”, përfundon reagimi i SPRTK-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...