Karabinierët shqiptarë në Itali bëjnë “shqiponjën”, por ata s’i trazon kush

25 Janar 2017 - 12:55      

Italia është një vend i Bashkimit Evropian i cili ka shumë shqiptarë, si fqinji ynë jugor Greqia.

Po sipas ligjeve italiane, shqiptarët që janë atje në moshën e ushtrisë dhe kanë të detyrueshëm shërbimin ushtarak, janë pjesë e forcave të armatosura të Italisë.

Madje marrin pjesë dhe në misione jashtë vendit, me këto forca duke përfaqësuar shtetin italian, shkruan Tema. Por asnjëherë nuk u është ndaluar simboli kombëtar.

Ku pozojnë herë me flamurin kombëtar hedhur sipër spaletave ushtarake italiane herë me shqiponjën dykrenare, simbol që bëhet me duar.

S’kemi pasur as diskutim në rrjetet sociale për këtë gjë, jo më të reagojnë ministri i Mbrojtjes apo zyrtarë të tjerë italianë.

Rastin më të fundit na e sjell bashkë me fotot një shqiptar. Ai është Hajri Kaçi nga Lura i qarkut të Dibrës, i cili prej vitesh jeton në Torino të Italisë.

Kaçi ka publikuar një foto të tij me dy karabinierë që bëjnë simbolin e shqiponjës.

Dhe ata janë italianë. Hajri Kaçi nënvizon faktin se ushtarakët italianë e kanë bërë këtë shenjë për të respektuar atë si qytetar i kombësisë shqiptare.

Ndërkohë që vetë Kaçi është tepër i shqetësuar se pse ky simbol e nervozon shumë Greqinë, aq më tepër po thuhet se është e dënueshme në Greqi, sikurse po paralajmërohet për ushtaratë shqiptarë të armatave greke që janë në fotot e publikuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...