Çelaj tregon për hapat e ndërmarr në përmirësimin e kushteve për personat e privuar nga liria

25 Janar 2017 - 11:02      

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, ka marr pjesë në konferencën vjetore të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës.

Gjatë kësaj konference, Çelaj i ka njoftuar të pranishmit me hapat që ka ndërmarr Ministria e Drejtësisë me përmirësimin e kushteve për personat e privuar nga liria.

“Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke përmirësuar infrastrukturën ligjore me qellim të garantimit të të drejtave të kësaj kategorie, duke përfshirë në Planin Vjetor të Punës Strategjinë për Ekzekutimin e Sanksioneve penale dhe planin e veprimit për periudhën 2017-2021 e cila tani është në fazën finale dhe shumë shpejtë do të procedohet në Qeveri për miratim. Strategjia është gjithëpërfshirëse dhe përfshin reformën dhe funksionalizimin e të gjithë sektorëve të drejtësisë, të cilat lidhen drejtpërdrejt me ekzekutimin e sanksioneve penale. Qëllimi i strategjisë është të forcoj menaxhimin efektiv dhe zbatimin e praktikave më të mira të BE-së në fushën e shërbimit Korrektues brenda strukturave përkatëse në Kosovë”, tha zëvendësministri i Drejtësisë.

Çelaj më tej tha se Ministria e Drejtësisë ka një bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë mekanizmat për të drejtat e njeriut, të cilët bëjnë monitorimin dhe zbatimin të këtyre të drejtave për personat e privuar nga liria dhe me raportet e tyre kontribuojnë shumë në punën tonë.

Zëvendësministri i Drejtësisë theksoi se pas përfundimit të kësaj konference, me qëllim të adresimit të këtyre të gjeturave, “rekomandimet tuaja do të jenë pjesë e planeve të punës dhe së bashku me institucionet tjera dhe akterët e shoqërisë civile, do të kemi një koordinim edhe më efektiv, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe ofrimin e drejtësisë së nevojshme për personat e privuar nga liria”.

Në fund të fjalës së tij, zëvendësministri Çelaj i falënderoj të gjithë akterët relevantë për punën dhe angazhimin e tyre në realizimin e qëllimeve për avancimin e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...