Foto: Koha

Sërish përkeqësohet cilësia e ajrit në Prishtinë

25 Janar 2017 - 10:01      

Bazuar në matjet e cilësisë së ajrit në Prishtinë gjatë ditëve 24 e 25 janar, të realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 24.01.2017, e cila ka arritur në vlerën 60.8µg/m3, për më shumë shih grafikonin në vazhdim.


Ndërsa përqëndrime të larta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 59.3µg/m3.

Ky përkeqësim i gjendjes është pasojë e ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pafavorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, siç janë dukshmëria e dobët (mjegulla), shpejtësia e erës 2.0m/s, lagështia e lartë e ajrit 91%, shtypja atmosferike 954 mb, temperatura e ulët -6.5 oC.

Kjo gjendje ka ndikuar që të mos ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përkeqësuar gjendjen e cilësisë së ajrit.

Shënim: # Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...