Avokatët mbrojtës të anëtarëve të VV-së kërkojnë përjashtimin e prokurorit Islami

25 Janar 2017 - 09:47      

Avokati Ramiz Krasniqi që mbron Atdhe Arifin dhe Emrush Kastrati, avokat mbrojtës i Egzon Halitit, kanë kërkuar e përjashtimin e prokurorit Abdurrahim Islami.

Avokati Krasniqi ka thënë se ka gjëra që duhet të zgjidhen në parlament dhe me politikë, por për shkak të ndikimit të saj këto raste po sillen në gjyq.

“Ka raste që dalin në gjyq që nuk janë raste gjyqësore por politike sic është ky rast. Ka gjëra që duhet të zgjidhen në parlament e në politikë por që me ndikim të politikës dhe ato sillen këtu në gjyq”, ka thënë Krasniqi.

“Është aktakuzë e pabazuar në ligj. Kërkoj përjashtimin e prokurorit dhe tërë Prokurorisë Speciale nga ky rast i udhëzuar nga Qeveria dhe Kuvendi”, ka shtuar ai.

Kërkesën e Krasniqit e ka mbështetur Emrush Kastrati, avokati i Halitit.

Sot rreth aktakuzës do të deklarohen katër aktivistë të Vetëvendosjes: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi. Në mesin e të dyshuarve ishte edhe Astrit Dehari, i cili vdiq më 4 nëntor 2016, në burgun e Prizrenit, gjatë kohës që mbahej në paraburgim.

Akuza ndaj katër të dyshuarve është ngritur më 29 dhjetor të vitit të kaluar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...