
25 Janar 2017 - 08:26
Në thirrjen drejtuar presidentit të vendit, kryeministrit, ministrit të FSK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ata kanë shprehur shqetësimet lidhur me zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë, duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia.
“Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi”, thuhet ndër të tjerash në thirrjen e nënshkruar në mënyrë elektronike nga 25 profesionistë apolitikë nga Kosova dhe diaspora.
Kjo është komunikata e plotë e këtij grupi:
Presidentit të Republikës së Kosovës
Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Ministrit të FSK-së
Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Ne të poshtëshënuarit
1. Të shqetësuar për zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia
2. Të vetëdijshëm për:
• pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe rrezikun e ndarjes së vendit
• rrezikun e përfshirjes së të gjithë rajonit në një konflikt të ri me shkallë të gjerë
• zhvillimet politike e gjeostrategjike në rajon dhe në botë
• mungesën e mekanizmave efikas mbrojtës të Republikës së Kosovës
• prezencën e NATO-s në Kosovë dhe nevojën e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në të
3. Duke u thirrur në:
• parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri
• Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe
• të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm bëjmë
THIRRJE
për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës me qëllim që kjo ushtri t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial e sovranitetit të vendit.
Me Ushtrinë e Kosovës duhet të krijohet infrastruktura e kompletuar mbrojtëse përfshirë komponentët për mbrojtje tokësore, ajrore dhe kibernetike.
Kjo infrastrukturë mbrojtëse duhet të shtrihet në tërë territorin e Kosovës bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në
vazhdimësi. Ne nuk guxojmë të lejojmë të na përsëritet historia.
Kjo thirrje është nënshkruar në mënyrë elektronike nga (sipas alfabetit):
Emri e Mbiemri Profesioni Vendi
1. Abit Hoxha - Studiues i mediave dhe sigurisë - Gjermani
2. Agim Musliu - Njohës i sigurisë - Kosovë
3. Agim Morina - Gjuhëtar - Britani e Madhe
4. Agon Maliqi - Politolog - Kosovë
5. Anton Ahmetaj - Ekonomist - Norvegji
6. Arben Hajrullahu - Politolog - Kosovë
7. Arber Ahmeti - Studiues i sigurisë - Austri
8. Armend Bekaj - Politolog - Suedi
9. Avni Zogiani - Hulumtues - Kosovë
10. Bekim Baliqi – Politolog - Kosovë
11. Besnik Pula - Sociolog - SHBA
12. Dardan Velija - Konsulent i politikave publike - Kosovë
13. Donik Sallova - Politolog - Kosovë
14. Gani Ahmetaj - Afarist - SHBA
15. Ganimete Asllani - Juriste - Britani e Madhe
16. Getoar Mjeku - Avokat - SHBA/Kosovë
17. Jeta Rudi - Ekonomiste - SHBA
18. Kujtim Dobruna - Ekonomist - Austri/Zvicër
19. Lumir Abdixhiku - Ekonomist - Kosovë
20. Pal Shtufi - Afarist - Zvicër
21. Petrit Zogaj - Politolog - Kosovë
22. Pëllumb Kelmendi - Politolog - SHBA
23. Shkëlzen Gashi - Studiues - Kosovë
24. Uk Lushi - Ekonomist - SHBA
25. Valmir Ismaili - Politolog - Kosovë
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...