25 Janar 2017 - 00:00
Duke folur lidhur me takimin e palës së Kosovës me atë serbe në Bruksel, në kuadër të dialogut, Çaushi ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa nuk janë personat e duhur që duhet ta përfaqësojnë shtetin, “duke marrë parasysh takimet e kaluara”.
“Mendoj se ka pasur një qëndrim shumë joparimor, sepse kemi pasur një palë që vazhdimisht humb e një tjetër që fiton me shtrirjen ilegale në Kosovë. Pa ndërprerje të këtyre, nuk mund të ketë përparim. Nuk mund të ketë reciprocitet deri sa shteti përballë nuk e heq Kosovën nga Kushtetuta e dhe e quan pjesë të saj”, ka thënë ai në Interaktiv.
Çaushi po ashtu ka thënë se opozita do të shfrytëzojë çdo mundësi që ka për të parandaluar themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
“Me kërcënimin për themelim të ‘Zajednicës’ dhe që këta njerëz të përfaqësojnë Kosovën në dialog është rrezik më i madh për Kosovën. Do të shtjerrim të gjitha mundësitë që të parandalojmë lëvizjen drejt humnerës që po i afrohet Kosova. Me kërcënim të tillë që do të ketë themelim të asociacionit nuk mund të ketë dialog”, ka thënë ai duke kujtuar përpjekjet e shkuara si protestat e aktivitetet në Kuvend, si mjete për parandalim të vendimeve të pozitës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...