24 Janar 2017 - 23:57
Deputeti i vetëvendosje në Interatkiv të KTV=s ka thënë se darka e kryetarit dhe e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi e Isa Mustsfa, në Bruksel është përpjekje që ta ruajnë vetëm të ardhmen e tyre politike dhe aspak interesat e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës, transmeton koha.net .
Çaushi në vazhdim ka thënë se përfaqësuesit e Kosovës nuk guxuan ose nuk deshën t’ia përmendin Serbisë çështjen e heqjes së emrave të të akuzuarve nga Serbia, porse këtë e kërkuan nga zyrtarë të Bashkimit Europian, ashtu siç bëri Hashim Thaçi sonte, saktësoi ai.
Gatishmërinë e Mustafës për të përfshirë opozitën në bisedime me Serbinë, ai e ilustroi me dështimin për t’u debatuar kjo temë në Kuvendin Kosovës kur dështoi kërkesa e opozitës për seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të flitej për ndërprerjen e bisedimeve në këtë formë me Serbinë .
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...