24 Janar 2017 - 23:28
Pas takimit të dy palët në konferencën për media kanë dhënë interpretimet e tyre.
Gazetari i Grupit Koha në Bruksel, Augustin Palokaj, ka raportuar se të dy palët kanë thënë se takimi ka shërbyer për të ulur tensionet dhe që të sigurohet që të mos ketë eskalim në rajon.
Të dy palët po ashtu e kanë vlerësuar se takimi nuk ishte i lehtë.
“Mendojmë se ky dialog duhet të vazhdojë me takime të nivelit të lartë”, ka thënë Thaçi pas takimit, raporton Koha.net.
Thaçi po ashtu ka thënë se “pala kosovare ka kërkuar nga BE-ja të bëjë presion mbi Serbinë lidhur me provokimet e fundit dhe se Kosova do të përgjigjet në mënyrë institucionale ndaj tyre”.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq nuk ka pranuar pyetjet e gazetarëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...