Molliqaj: Kosova nuk do të bëhet shtet duke biseduar me Serbinë

24 Janar 2017 - 21:44      

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, në një postim të vetin në Facebook ka thënë se Kosova nuk do të bëhet shtet asnjëherë duke biseduar me Serbinë.

Ai në këtë postim ka numëruar tri pasoja që Kosova i pati pas bisedimeve me Serbinë, ndërsa në fund është angazhuar për ndërprerjen tyre:

:Kosova nuk do të bëhet shtet asnjëherë në negociata me Serbinë. Nga këto negociata na e premtuan:
- Njohjen e Kosovës prej Serbisë, ndërsa sollën agresion më të madh të saj,
- Integrimin e minoritetit serb, ndërsa na e sollën Listën Serbe që e lufton shtetin e Kosovës,
- Afrimin e Kosovës me BE-në, ndërsa sollën bllokimin e shtetit tonë në organizmat ndërkombëtarë.

Vazhdimi i logjikës se përmes negociatave me Serbinë do të bëhet shteti është mashtrim. Kosova ka nevojë për logjikë të re që qon në shtetndërtim dhe zhvillim, e jo për mashtrime të reja. Kosovës i duhet ndryshimi!”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...