24 Janar 2017 - 21:11
Ndryshimet në këtë parti, sipas kryeredaktorit të Kohës Ditore, Agron Bajrami ndodhin zakonisht vetëm para zgjedhjeve, ndryshime siç i quan ai kozmetike.
“PDK është parti shumë e madhe e cila vazhdimisht ka qenë në pushtet dhe do të identifikohet me çdo gjë që ka ndodhur, mirë apo keq. Nuk kemi pa ndonjë ndryshim të madh. Jemi mësuar që PDK të sjellë ndryshime kozmetike, të vogla para zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Bajrami tha se historitë e akterëve politikë, si e kryeparlamentarit Veseli ashtu edhe e të tjerëve, nuk mund të harrohet.
Këtë, sipas tij nuk e lejojnë partitë kundërshtare.
“Të gjithë këta që janë në skenën politike historinë do t’i bartin me vete. Edhe nëse shoqëria nuk do të dëshironte t’i diskutonte ato, partitë kundërshtare nuk do ta lejonin luksin që as për Veselin, e as për të tjerët, t’i harronin historitë e tyre”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...