24 Janar 2017 - 20:39
Ai nuk ka treguar ç’ka në shpirt, por dihen deklarata e tij luftënxitëse e kërcënuese ndaj shqiptarëve, edhe duke shfaqur gatishmërinë që vetë t’i prijë asaj lufte në Kosovë.
Nikoliq, për rts ka thënë se Mogherini po ndjen mungesën e dialogut në nivelin më të lartë. Ai ka shtuar se e gjitha shkon drejt asaj që Serbia të pranojë detyrime të reja, ndërsa ato të Kosovës për këtë ose atë arsye bën dhe të mos zbatohen.
Ai ka thënë se në takim është përmendur edhe treni , i cili, sipas tij “është dashur të bëhej objekt i shkatërrimit nga, siç thanë ai, njëfarë njësie speciale e Kosovës që nuk guxojnë të gjendet atje, ka kërcënuar Nikolqi.
Ai e ka pyetur Mogherinin pse njësitë speciale kanë qenë në veri tri orë pasi ishte ndaluar treni.
Nikoliq në fund ka akuzuar se nuk po përmbushen detyrimet e Kosovës ndaj serbëve dhe ka shtuar se nuk ka e nuk do të ketë bisedime për pavarësinë e Kosovës.
.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...