Bajrami habitet pse s’ka vullnet për formimin e Xhandarmërisë së Kosovës

24 Janar 2017 - 20:36      

Mbrojtja nga kërcënimet e Serbisë mund të jetë edhe krijimi i xhandarmërisë së Kosovës.

Kryeredaktori i Kohës Ditore, Agron Bajrami në Rubikon të KTV-së foli për propozimin të cilin ditë më parë e kanë bërë bashkarisht me drejtorin e Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku.
Bajrami theksoi se për një iniciativë të tillë nuk po sheh vullnet as për diskutim nga institucionet e vendit.

“Nëse nuk mundemi ta bëjmë ushtrinë, atëherë ta kemi xhandarmërinë e cila do të ishte efektive që të kontrollojmë situatën si ajo në veri. Mirëpo nuk po shoh vullnet që as ta diskutojmë këtë nga institucionet tona”, ka thënë ai. Dialogu me serbët e Kosovës është shumë më esencial për Kosovën, theksoi tutje Bajrami.

“Ajo çka është bërë për gjashtë vjet në dialog nuk mund të zhbëhet për gjashtë muaj. Në vazhdimësi ka munguar një dialog tjetër i cili ka qenë shumë esencial për ne, një dialog me serbët e Kosovës, me qytetarët e Kosovës”, ka thënë Bajrami.
Çdo komunikim varet nga raportet e serbëve të Kosovës me Kosovën e jo Serbinë, thotë Bajrami.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...