Bajrami: Procesi i dialogut ka bankrotuar

24 Janar 2017 - 20:19      

Dialogu Kosovë – Serbi ka kohë që nuk prodhon asgjë. Takimin e sontëm mes dy palëve, kryeredaktori i Kohës Ditore, Agron Bajrami e quan reagim emergjent të BE-së.

Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se kjo vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit të Serbisë karshi Kosovës. “Reagim emergjent i BE-së për të shpëtuar fasadën e një procesi që ka kohë që ka bankrotuar, e që është dialogu. Vetë BE-ja pas arrestimit të Haradinajt, murit në Mitrovicë dhe trenit të famshëm, duket se e kanë vërejt që dialogu nuk është duke prodhuar asgjë më dhe është në gjendje të rënies së lirë”, ka thënë ai.

“Në këtë moment nuk mund të flasim për asnjë proces të normalizimit por tensionimit. Ajo çka mund të shpëtohet, të shpëtojmë dukjen e një procesi, një dialog që mund të normalizojë marrëdhëniet dikur”.
Sipas Bajramit, qëllimi i dialogut duhet të jetë njohja reciproke.
“Përmbajtja e dialogut ka qenë gabim. Qëllimi patjetër duhet të jetë njohja reciproke. Edhe në Serbi ka zëra të arsyeshëm që flasin për njohjen e Kosovës”, ka thënë Bajrami.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...