24 Janar 2017 - 19:37
Zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se kërkesa e endokrinologëve nuk është drejtuar në institucionin e duhur dhe se pa u argumentuar pretendimet, nuk do të ndërmerret asnjë veprim.
Me muaj të tërë u drejtuan nëpër institucione për të kërkuar ndalimin e përdorimit të insulinës, e cila po shkakton probleme për shëndetin e qytetarëve. Por, endokrinologët nuk u morën parasysh.
Madje, ministria thotë të mos e ketë ndërmend që të merret me ta për sa kohë që të njëjtit nuk do të deponojnë ankesat në AKPM, e të argumentohen pretendimet.
Në një përgjigje për televizionin, vetë ministri Imet Rrahmani tha se sipas informatave që ai ka, deri tani nuk ka pasur asgjë kontestuese.
“Nëse pretendimet argumentohen dhe provohen me procedura standarde, ne jemi të gatshëm të veprojmë brenda ligjit”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Rrahmanit.
Për ankesat e profesionistëve të endokrinologjisë, Rrahmani do të sqarohet para deputetëve të Komisionit parlamentar.
KTV-ja ka raportuar disa herë për shqetësimin e mjekëve dhe të qytetarëve bazuar në rrëfimet e tyre për problemet, me të cilat u përballën që nga koha kur marrin këtë ilaç.
Ndryshe, endokrinologët rikujtuan se e njëjta insulinë qe përdorur edhe para shumë vitesh në Kosovë dhe për shkak të problemeve të ngjashme me tash, ishte hequr nga përdorimi.
Ata thanë se ministrisë ia bënë me dije se kjo insulinë është biosimilare para se të lidhte kontratën me kompaninë “Exluzive”, e cila ka fituar tenderin për furnizim, por megjithatë ministria nuk i kishte përfillur.
Gensulina nuk hiqet nga përdorim by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...