Pritet heqja e bllokadës energjetike nga Serbia [video]

24 Janar 2017 - 19:23      

Ndërkombëtarët po presin që bllokada e shkaktuar nga Serbia ndaj Kosovës në sektorin e energjisë të zgjidhet brenda disa muajve, raporton KTV.

Në një takim të mbajtur me anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, drejtues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë kanë thënë se për këtë çështje janë duke u bërë diskutime intensive.

Sa i përket tri herë refuzimit të kompanisë serbe nga institucionet e Kosovës, ai ka thënë se është dashur t’i jepej kohë shtesë për plotësim të dokumentacionit dhe jo që ta refuzojnë menjëherë.
Por, një sugjerim i tillë ngjalli reagim të menjëhershëm të anëtarëve të komisionit, të cilët ia sqaruan se pala serbe ka shkelur kushtet e marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Kryetari i këtij komisioni ka paralajmëruar se është koha e fundit që të zgjidhet bllokada, ndryshe Kosova do të jetë e detyruar të ndërmarrë veprime që bien ndesh me rregullat e sekretariatit.
Në raportin e prezantuar nga zyrtarët e sekretariatit është thënë se deri vitin e kaluar Kosova nuk ka pasur një plan për reduktimin e ndotjes dhe se afati që më 2020 të nisë reduktimi është shumë i largët.

Janë përmendur mangësitë në raportet e ZRRE-së, kurse plani i Kosovës që të arrijë prodhim të energjisë prej 25% nuk po shihet i realizueshëm sipas parametrave të paraparë. Shqetësim i madh është shprehur për fatin e Kosovës së Re, ndërsa është kërkuar që të hapet sa më shumë tregu për furnizues të ndryshëm të energjisë.


Pritet heqja e bllokadës energjetike nga Serbia by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...