FSK me më shumë përgjegjësi dhe me më shumë mjete [video]

24 Janar 2017 - 19:16      

Pas shumë vjetësh Komisioni për Siguri i Kosovës, ka vendosur të procedojë tutje evoluimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, raporton KTV.

Komisioni ka propozuar që kësaj force t’i jepen më shumë përgjegjësi, t’i rritet buxheti dhe të avancohet me plotësim-ndryshimin e Ligjit për FSK-në, pa pasur nevojë t’i ndryshohet emri nga FSK në FAK.

Kreu i Komisionit, Daut Haradinaj, ka thënë se jemi në një kohë kur Kosova, më shumë se kurrë, ka nevojë për Ushtrinë e saj, e që, sipas tij, kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt.
Në anën tjetër, Rexhep Selimi ka shprehur shqetësimin e tij që legjislativi ka përcaktuar për muajin nëntor ndryshimet e ligjeve për FSK-në, gjë që, sipas tij, nënkupton që as këtë vit ajo nuk mund të bëhet.

Të ftuar në këtë mbledhje ishin edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, mirëpo mediat nuk u lejuan të qëndrojnë në sallë në kohën kur do të diskutohej në detaje lidhur me këtë çështje.


FSK me më shumë përgjegjësi dhe me më shumë mjete by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...