24 Janar 2017 - 19:13
Qerkezi, 45-vjeçare nga Obiliqi, u plagos në krah dhe e humbi të dëgjuarit nga një mjet shpërthyes, që ishte lëshuar nga pjesëtarët e KFOR-it, gjatë një bastisjeje në këtë familje shumë vite më parë.
Kryefamiljari Adem Qerkezi thotë se gjatë bastisjes, atij iu konfiskuan para në vlerë prej mbi 30 mijë eurosh dhe mjete të tjera, të cilat asnjëherë nuk iu kthyen.
Prokuroria dhe as EULEX-i nuk kanë dhënë shumë detaje, përveç që me këtë rast po merret një prokuror special i EULEX-it.
Njohës të fushës së drejtësisë thonë se ndjekja penale civile për çfarëdo shkelje eventuale nga trupat e KFOR-it nuk mund të bëhet në gjykatat vendore, pasi kanë imunitet të plotë.
Bastisjet në familjen Qerkezi kishin ndodhur pas vrasjes së disa serbëve në mars të vitit 2004, vepër kjo që nuk është vërtetuar ende se kush e ka kryer.
Kërkohet drejtës rreth një bastisjeje të KFOR... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...