24 Janar 2017 - 19:09
Në letër përmendet se vrasja u krye në kohën e qeverisjes së Hashim Thaçit si ish-kryeministër i Qeverisë së Përkohshme dhe ish-ministrit të mbrojtjes, Rexhep Selimi.
Një takim me Presidentin e vendit, pastaj një akademi që ai e organizoi në përkujtim të Haki Imerit dhe dekorata për të “Hero i Kosovës”, ka bërë që Imer Imeri tani të ndërrojë mendje për Presidentin.
Flet për të në superlativ dhe thotë se Thaçi e kishte bindur kur i shkroi kryeprokurorit Lumezi, duke i kërkuar që të hetojë vrasjet e pasluftës.
Imeri në një intervistë për KTV-në tregon se takimi me presidentin e vendit ishte organizuar me kërkesë të Thaçit në muajt e fundit, kur Imeri e akuzonte rëndë presidentin si të përfshirë në vrasjen e vëllait të tij.
Familja Imeri tashmë ka qëndrime të ndara.
Në akademinë e organizuar nga Presidenca, fëmijët e Haki Imerit nuk ishin pjesëmarrës.
Ata ndaras kanë kërkuar që rasti të zgjidhet në rrugë institucionale dhe tani i kanë shkruar edhe letër kryeprokurorit Special David Schwendiman.
Aty kërkojnë zgjidhjen e vrasjes së babait të tyre, duke kujtuar që vrasja u krye në nëntor të 1999-ës kur në krye të Qeverisë së Përkohshme ishte Hashim Thaçi dhe ministër i Mbrojtjes, Rexhep Selimi.
Rexhep Selimi, emri i të cilit përmendet në letrën dërguar në Hagë, thotë se nuk di gjë për rastin dhe sipas tij as letra nuk është e shkruar nga vetë familja.
Me këto veprime Selimi thotë se vetëm po hutohet opinioni.
KohaVisioni ka pyetur edhe Zyrën e Presidentit Hashim Thaçi për apostrofimin që familja ia bën në letrën dërguar në Gjykatën Speciale, por nuk është kthyer përgjigje.
Përgjigje nuk ka kthyer as Zyra e kryeprokurorit Schwendiman nëse e ka pranuar këtë letër dhe nëse do ta shqyrtojë atë.
Kush thotë se “me rastin Haki Imeri” po hutohet... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...