Nga kush u bojkotua sot Komisioni për matjen e Kosovës [video]

24 Janar 2017 - 19:07      

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Hivzi Islami, do të udhëheqë Komisionin e ekspertëve për matje të territorit të Kosovës, raporton KTV.

Kjo u vendos në takimin e parë të këtij komisioni, që nisi punën sot.
Puna e këtij komisioni po bojkotohet nga tri partitë opozitare, kryetarët e Deçanit e Junikut si dhe përfaqësuesit e banorëve të Rugovës.

Kryeministri Isa Mustafa tha se raporti përfundimtar i Komisionit do të miratohet nga Qeveria dhe do t’i dërgohet edhe Kuvendit të Kosovës.

Por, kryeakademikut Hivzi Islami duket se detyra e re nuk i pëlqeu shumë, por tha se do të punojnë me përgjegjësi e larg ndikimeve politike.

Islami, që prej fillimit, i doli në mbrojtje versionit të Qeverisë, duke kundërshtuar ashpër opozitën, ndërsa ekspertët Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi i pat quajtur diletantë e keqpërdorues, të cilët, sipas tij, për të dalë nga anonimiteti, thonë se Kosova po humb territor me demarkacionin.


Nga kush u bojkotua sot Komisioni për matjen e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...