24 Janar 2017 - 19:04
Shefja e grupit parlamentar të Nismës,Valdete Bajrami ka thënë se pavarësisht faktit që shumë deputetë janë pajtuar me faktin se ky dialog vetëm e ka dëmtuar vendin, ata kanë hezituar të nënshkruajnë iniciativën, pasi sipas saj, ndjekin politikën e mosbashkëpunimit për interesa madhore.
Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se dy krerët e shtetit kanë shkuar për të marrë pjesë në dialog krye në vete, pa e pyetur fare Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa ai i AAK-së, Pal Lekaj, tha se nga ky dialog ka përfituar vetëm Serbia sepse me dinakëri e ka përdorë dialogun me Kosovën dhe është afruar me Bashkimit Evropian.
Por pavarësisht që nuk ia arriti qëllimit të mbajnë seancë të jashtëzakonshme, oferta e opozitës vazhdon të jetë e hapur për deputetët e pushtetit, pasi sipas tyre, ky dialog po i shkakton vetëm dëme Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...