Mitrovicasit solidarizohen me Ramush Haradinajn

24 Janar 2017 - 17:36      

Edhe në Mitrovicë është hapur ekspozita “Mos e harroni të kaluarën, nëse dëshironi një të ardhme të ndritur”, në të cilën janë ekspozuar krimet barbare të paramilitarëve, policëve dhe ushtarëve erb gjatë luftës së fundit.

Ekspozita e hapur në qendër të qytetit të Mitrovicës, ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve dhe gjatë kohës sa ishte e hapur, nga ora 12:00 deri në ora 16:00, atë e kanë shikuar qindra qytetarë që kalonin aty afë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Ekspozita është hapur në mbështetje të Ramush Haradinajt dhe është iniciuar nga autori i saj, Halit Barani, kryetar i Qendrës Rajonale të KMDLNj në Mitrovicë, në bashkëpunim me Esat Pecin, kryetar i Degës së AAK-së në Mitrovicë.

Autori Barani, tha se janë ekspozuar 113 fotografi të fëmijëve, grave, të moshuarve e të tjera, që dëshmojnë krimet më monstruoze që kanë bërë gjatë luftës së fundit serbët në komunën e Mitrovicës.

Kryetari Degës së AAK-së në Mitrovicë, Esat Peci, tha se hapja e ekspozitës u bë për të parë qytetarët edhe njëherë se çka kanë bërë serbët ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë dhe në Mitrovicë.

Edhe qytetarët që shikuan fotografitë e ekspozuara, ishin të indinjuar me veprimet e autoriteteve të shtetit të Francës për ndalimin e Haradinajt mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga serbët që kanë bërë krimet më të rënda në Kosovë. Ata thanë se mbështesin të gjitha aktivitete që do të organizohen ën shenjë ët solidarizimit me heroin e luftës Ramush Haradinaj dhe presin që ai të kthehet sa më parë në Kosovë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...