Safete Tolaj pezullohet nga pozita gjyqtare mbikëqyrëse

24 Janar 2017 - 16:24      

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur me datë 23 janar 2017, pas vlerësimit të raportit të Komisionit Ad.Hoc dhe rekomandimit për pezullim të gjyqtares Safete Tolaj nga pozita e gjyqtares mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë-dega në Deçan.

Këshilli njëzëri vendosi që gjyqtarja Safete Tolaj pezullohet nga pozita e gjyqtares mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë-dega në Deçan, deri në marrjen e vendimit përfundimtar, njofton kumtesa e KGJK-së, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u aprovua edhe kërkesa për dorëheqje nga pozita e gjyqtarit të Gjykatës Supreme të Kosovës z.Fejzullah Hasani. Hasani filloi punën si gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës nga viti 2003 fillimisht si gjyqtar, pastaj nga viti 2009 si zëvendës kryetar i Gjykatës Supreme, ndërsa nga 16 shkurt 2010 u emërua kryetar i kësaj Gjykate.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...