24 Janar 2017 - 15:43
Gjatë këtyre takimeve u diskutua rreth përkrahjes që ka bërë Qeveria e Republikës së Kosovës me pakon e parë fiskale për zhvillimin e biznesit, por edhe për propozimet e reja me pakon fiskale 2.0, e cila po i plotëson dhe pasuron kërkesat e bizneseve me masat shtesë, transmeton Koha.net.
Ministri Avdullah Hoti gjatë takimit me përfaqësuesit e kompanive, të cilat merren me kryerjen e shërbimit të pagesave dhe me përfaqësuesit e Shoqatës së Sigurimeve e theksoi se krijimi dhe promovimi i politikave të favorshme fiskale është parakusht për zhvillimin e bizneseve, për hapjen e vendeve të reja të punës të cilat direkt ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Përfaqësuesit e kompanive, të cilat merren me kryerjen e shërbimeve të pagesave, dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Sigurimeve theksuan se diskutimet në këtë formë me bizneset dhe marrja në konsideratë e kërkesave të tyre për të pasuruar Pakon e re Fiskale 2.0, po ndodh për herë të parë dhe kjo është një premisë e mirë për të bërit biznes dhe zhvillimin e vendit. Gjatë takimit ata gjithashtu i paraqitën propozimet e tyre për t’i përfshirë në Pakon fiskale 2.0.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...