UNICEF Innovation Lab Kosovo organizon garën e parë të kritikëve të rinj!

24 Janar 2017 - 15:36      

Në kuadër të projektit Ponder, i cili synon fuqizimin e të rinjve përmes shkrim-leximit kritik medial, UNICEF Innovations Lab, tani ka hapur aplikimin për garën e kritikëve të rinj.

Kjo është gara e parë e këtij lloji, e hapur për të gjithë të rinjtë nga Kosova, të cilët synojnë fuqizimin përmes shkrim - leximit kritik medial. Të gjithë ata të cilët ndonjëherë kanë shkruar apo kanë dëshirë të shkruajnë artikuj dhe krijojnë video për të sfiduar stigmatizimet shoqërore, por edhe për të shprehur interesimet e tyre në tema të ndryshme, gara e kritikëve të rinj është rruga që duhet të ndiqet.

Duke u bërë pjesë e kësaj gare të rinjtë do të kenë mundësi të sfidojnë kreativitetin e tyre; të zgjerojnë përvojën dhe zhvillojnë aftësitë; të krijojnë lidhje me kritikët tjerë të rinj të cilët ndajnë të njëjtat interesa dhe pasione; të bëhen pjesë e rrjetit të kritikëve të rinj dhe se fundi të hyjnë në këtë garë për të fituar njërin nga tri çmimet që do të ndahen për artikullin dhe videon më të mirë.

Të bëheni pjesë e kësaj gare është fare e lehtë! Ju duhet të shkruani një artikull apo krijoni një video mbi një temë të zgjedhjes tuaj dhe ta dorëzoni atë në formën e aplikimit të cilën mund ta gjeni në linkun më poshtë:

http://kosovoinnovations.org/ponder/

Kriteret për aplikim janë:

Të jeni shtetas i Kosovës

Mosha 14 – 21 vjeç

Të jeni në gjendje të shkruani duke ju përmbajtur rregullave gramatikore (në cilindo dialekt që do të përdorni)

Të përdorni cilëndo nga gjuhët zyrtare të Kosovës gjatë shkrimit të artikullit apo pjesës që do ta krijoni

Ju mund të gjeni informata shtesë rreth kritereve të aplikimit dhe llojeve të artikujve që mund të shkruani në web faqen zyrtare të Innovations Lab Kosovo: http://kosovoinnovations.org/ponder/

Aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 29 Janar 2017! 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...