MTI mbështet krijimin e zonës industriale në Gjakovë

24 Janar 2017 - 15:05      

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit institucional në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me Komunën e Gjakovës në funksion të mbështetjes së sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik të kësaj komune, transmeton Koha.net.

Ministrja Bajrami e njoftoi znj. Kusari-Lila lidhur me politikat që po ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës në të mirë të përmirësimit të mjedisit afarist në vend, si dhe mbështetjen që MTI po u ofron komunave të Kosovës në ndërtimin e zonave industriale me qëllim të lehtësimit të punës së bizneseve dhe tërheqjes së investitorëve të huaj.

Në anën tjetër, znj. Kusari-Lila e njoftoi ministren Bajrami lidhur me aktivitetet e ndërmarra nga Komuna e Gjakovës në fuqizimin e sektorit privat si dhe me përgatitjet që po bën kjo komunë sa i përket krijimit të zonës industriale në Gjakovë.

Ministrja Bajrami i premtoi kryetares Kusari-Lila që sapo të jenë kryer procedurat e parapara nga komuna e Gjakovës dhe pas licencimit të zonës industriale nga MTI, kjo e fundit do të ofrojë kontributin e saj institucional duke mbështetur financiarisht ndërtimin e kësaj zone të rëndësishme për ekonominë e komunës së Gjakovës dhe më gjerë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...