
24 Janar 2017 - 14:55
“Ne shkojmë në dialog të hapur, por të bisedojmë për njohjen e Kosovës dhe për atë se krimi i luftës është i tolerueshëm, atë film s’do ta shihni. Për këto nuk do të flas”, ka thënë Vuçiq sot para gazetarëve, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.
Ai shtoi se më mirë do të ishte që “pala e Prishtinës të thoshte se nuk dëshiron të bisedojë, sesa të shpik tema për të cilat nuk do të bisedohet”, transmeton Koha.net.
I pyetur se çfarë do të bëjë nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkon në bisedime njohjen e Kosovës, siç është paralajmëruar, Vuçiq tha: “I thoni atij, hajt pije edhe një kafe, shpëlaje me ujë, e tash t’ia nisim nga fillimi e të shohim nëse mund të bisedojmë për diçka. Mos u merrni shumë me ta. Keni aty afër me çka të freskoheni. Kemi tema më të rëndësishme dhe këto janë përdorimi i armëve”.
“Kam dëgjuar disa deklarata ‘Do t’ia tregojmë qejfin sonte serbëve’, kurse atje asnjëherë asgjë s’kanë thënë”, ka thënë Vuçiq.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...