24 Janar 2017 - 14:51
Me këtë rast, zëvendësministri Dushi e informoi drejtorin e përgjithshëm, z. Maxhuni në lidhje me ecurinë e përgatitjes së këtij dokumenti të rëndësishëm kombëtar, si dhe me domosdoshmërinë e krijimit të ekipit kombëtare për identifikimin e viktimave në fatkeqësi të mëdha, transmeton Koha.net.
Marrë parasysh obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga kjo marrëveshje, zëvendësministri Dushi ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për të ofruar mbështetje të mëtutjeshme për ekipin, i cili do të merret me finalizimin e këtij memorandumi.
Në anën tjetër, drejtorin e përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Maxhuni duke vlerësuar këtë iniciativë, shprehu vullnetin e tij që këtë obligim shtetëror ta procedojë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke qenë në koordinim të plotë me Ministrinë e Drejtësisë dhe gjithë akterët relevantë për mbështetjen e plotë për ekipin kombëtare për identifikime edhe në të ardhmen.
Në përmbyllje të këtij takimi, te dyja palët u pajtuan për angazhimin e mëtutjeshëm në mbështetje të profesionistëve që merren me identifikimin e viktimave në fatkeqësi të mëdha.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...