24 Janar 2017 - 14:39
“Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE dhe bisedimet për anëtarësim i zhvillon vazhdimisht me diplomatë të BE-së. Por atë që BE nuk po e kupton është se kjo maturi kthehet në agresion të pastër kur bëhet fjalë për mosmarrëveshjet me Kosovën”, ka thënë Weidenfeld për “FOCUS Online”, transmeton Koha.net.
Ai potencon se nëse BE nuk e ka kuptuar ende këtë fakt dhe nuk reagon më me vendosmëri ndaj serbëve, “atëherë një luftë e re mund të fillojë shpejt për shkak të mosmarrëveshjeve të vogla në Ballkan”.
Sipas tij, për ta penguar këtë “kërcënim real për luftë”, ka disa mënyra.
“Pikë së pari, politikanët në Bruksel duhet t’ia bëjnë të qartë lidershipit në Beograd se nuk mund të ketë proces të anëtarësimit me një vend që dëshirën të zgjidh një problem me dhunë”, ka shtuar Weidenfeld. Eksperti politik thotë se “BE-ja duhet t’i bëjë presion Beogradit”.
“Kjo nënkupton edhe frenimin e fondeve të BE-së, të cilat po i thith vendi në masë të madhe, nëse Serbia nuk e vetëkontrollon sjelljen e saj karshi Kosovës”, u shpreh më tej Weidenfeld, transmeton Koha.net.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...