Foto: Koha / ilustrim

Haradinaj: Takimi i Thaçit e Mustafës me shërbëtorët e Millosheviqit, poshtërim për shqiptarët

24 Janar 2017 - 14:19      

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u arrestua nga autoritetet franceze në fillim të këtij muaji në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia dhe po vazhdon të mbetet atje nën masën e lirimit me kusht në pritje në vendimit përfundimtar se a do të ekstradohet në Serbi për gjykim apo do të lihet i lirë, ka kritikuar liderët e vendit, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin për pjesëmarrjen e këtyre dy të fundit në bisedimet në Bruksel me krerët serbë, Aleksandër Vuçiq e Tomisllav Nikoliq.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Mustafa e Thaçi, me këtë veprim kanë poshtëruar Kosovën dhe gjithë shqiptarët.

“Bisedimet e Hashim Thaçit e Isa Mustafës me shërbëtorët e Millosheviqit e të Sheshelit, për tërheqjen e Listës së të Përndjekurve të Serbisë, ku ndodhet edhe emri im, janë poshtërimi i radhës që po i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj, raporton Koha.net.

Kujtojmë se Mustafa e Thaçi sot do të takohen në Bruksel me krerët e shtetit serb, Vuçiq e Nikoliq. Tri subjektet politike opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, përmes një konference për media, sot kanë kërkuar pezullimin e bisedimeve me Serbinë me arsyetimin se “Kosova nuk është e barabartë me Serbinë në këto bisedime”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...